Një aksident me fatalitet në Ferizaj, 31 aksidente të tjera me të lënduar anembanë vendit

Një aksident i rëndë trafiku me fatalitet ndodhi dje gjatë orës 11:50 në rrugën’Vëllezërit Gërvalla’në Ferizaj,.

Lajme

28/10/2020 08:38

Si pasojë e aksidentit viktima ka pësuar lëndime trupore dhe pas tretmanit mjekësor në emergjencën e Ferizajt është dërguar në QKUK, ku edhe ka ndërruar jetë, transmeton lajmi.net.

“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën e tij nga pakujdesia e ka  goditur viktimën mashkull  kosovar i cili kishte qenë duke drejtuar biçikletën. Si pasojë e aksidentit viktima ka pësuar lëndime, pas tretmanit mjekësor në emergjencën në Ferizaj është dërguar në QKUK, ku edhe ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë.

31 aksidente të tjera ishin me të lënduar, kurse 28 me dëme material gjatë 24 orëve të fundit.

Përgjatë të njëjtës kohë, Policia e Kosovës ka shqiptuar 913 tiketa trafiku./Lajmi.net/