Një 60 vjeçar var veten

Lajme
Një 60-vjeçar ka varur veten pasditen e sotme në fshatin Mjedë, bashkia Vau i Dejës, Shkodër.
Burime nga policia e qytetit verior bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30.
Të njëjta burime saktësojnë se shtetasi F.L. është vetëvarur me litar në banesën e tij.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e rrethanave./shekulli