Një 16-vjeçar ndërron jetë pasi goditet nga vetura në Gërmi
Në Parkun e Gërmisë, sot rreth orës 16:00, një veturë ka aksidentuar një fëmijë i cili kishte qenë duke vozitur një biçikletë. 16 vjeçari është dërguar në QKUK, por nuk ka arritur të mbijetojë nga plagët.
Lajme
Sipas personit i cili ka ndihmuar fëmijën për ta dërguar në emergjencë, vetura e tipit Golf 4-sh, ngjyrë të bardhë, pasi ka aksidentuar fëmijën nuk ka ndaluar dhe ka ikur.
Për KosovaPress, rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, e cila tregon që nga informatat që ka marrë nga mjekët, fëmija ka ndërruar jetë në QKUK.
“Një automjet diku rreth orës 16 e ka goditur një kalimtarë rasti. Si pasojë e këtij aksidenti jemi informuar nga mjekët kompetent se viktima ka ndërruar jetë në QKUK”, ka thënë Baki Kelani zëdhënës në Policinë e Kosovës.
Kelani nuk ka dhënë detaje për viktimën, duke thënë se njësitet policore janë duke u marrë me rastin.