Një 15 vjeçar theret me thikë në Podujevë

Një 15 vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e therjes me thikë.

Lajme

06/07/2021 17:31

Rasti ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën ‘Nuhi Gashi’ në Podujevë.

I mituri i cili është plagosur në këtë rast është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.

Rasti në fjalë është konfirmuar për lajmi.net nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 16:20 kemi marrë informatën për një person të lënduar në rrugën ‘Nuhi Gashi’ në Podujevë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe bazuar në të dhënat fillestare dyshohet që viktima një mashkull 15 vjeç ka marrë lëndime nga një mjet i mprehtë”, tha Borovci.

Poashtu u theksua se hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti./Lajmi.net/