Një 14-vjeçar planifikonte sulm në stacionin e trenit në Vjenë

Prokuroria e shtetit të Austrisë në St. Poeltenu dhe Shërbimi për mbrojtjen e rendit kushtetues kanë nisur hetimet ndaj një 14 vjeçari të dyshuar për pjesëmarrje në grup terrorist, i cili u arrestuar të martën mbrëma. 

Bota

29/10/2014 21:19

Nxënësi i dyshuar 14-vjeçar, ndryshe shtetas turk i cili tash e tetë vjet jeton në Austri, është interesuar në internet për mundësinë e punimit të eksplozivëve jo konvencionalë  dhe ka treguar qëllimin që t’i përdorë ato, transmeton lajmi.net njoftimin e sotëm të Prokurorisë austriake.

Sipas informatave jo zyrtare, cak i sulmit të tij terrorist thuhet të ishte stacioni perëndimor hekurudhor i Vjenës.

Adoleshenti i i arrestuar deklaroi se nuk e kishte bërë metrin shpërthyes, por kishte mbledhur “informata konkrete për blerjen e mjeteve të nevojshme” për përgatitjen e mjetit shpërthyes.

Sipas të njëjtit burim, ai nuk e kishte në plan të bëjë sulm vetëvrasës. Mirëpo, prokurori shtetërore pohon se ai ka paralajmëruar haptas se do të udhëtojë për në Siri, ku do t’i bashkohej grupit islamik IS. 

(lajmi.net)