Një 13-vjeçar në Sarandë dërgohet pa shenja jete në spital, policia nis hetimet

Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Sarandë, ku një 13-vjeçar është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Sarandës.

Lajme

09/08/2020 10:19

Një fëmijë 13 vjeç është paraqitur pa jetë në spitalin e Sarandës rreth orës 7.30 të mëngjesit.

Djali nga Delvina e kishte kaluar natën jashtë në plazhin e Lukovës me një grup shokësh, në çadra.

Në mëngjes shokët e kane gjetur pa ndenja dhe kanë njoftuar familjen, raporton Top Channel.

Djali është transportuar nga një i afërm në spitalin e Sarandës por mjekët kanë konstatuar vdekjen.

Djali sipas kreut të spitalit të Sarandës nuk kishte shenja në trup dhe shkaqet e vdekjes së tij janë duke u hetuar.