Nitaj, Shala e Sveçla përfaqësojnë Kosovën në konferencën për sfidat e sigurisë në Evropën Juglindore

Mbikqyrja parlamentare në sektorin e mbrojtjes dhe të sigurisë dhe sfidat moderne të Sigurisë në Evropën Juglindore, janë temat bosht të një konference dyditore të vendeve të Evropës Juglindore që po i zhvillon punimet në Shkup.

Lajme

25/06/2018 19:41

Kosova në  këtë konferencë përfaqësohet nga një delegacion treanëtarësh i Kuvendit, në përbërje: Hxhi Shala, Muharrem Nitaj dhe Xhelal Sfeçla!

Konferenca është organizuar nga Qenda për bashkëpunim në fushën e Sigurisë, RACVIAC.

Kosova në këtë Organizatë Rajonale, merr pjesë në cilësinë e vëzhguesit, por synimi i saj është që sa më parë të jetë e mundur, të bëhët anëtare me të drejta të plota.