Nitaj: Autostrada e Dukagjinit na duhet si buka

Deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj ka shkruar në Facebook se është pro ndërtimit të autostradës së Dukagjinit dhe se kundërshtarët e këtij projekti e kanë gabim kur e trajtojnë Dukagjinin si të ishte Metohi.

Lajme

20/08/2019 16:47

Nitaj ka shkruar në Facebook se kjo pjesë e Kosovës nuk duhet të trajtohet si me qenë Metohi, prandaj autostrada e Dukagjinit sipas tij është e nevojshme si buka.

Postimi i plotë:

PO Autostradës së Dukagjinit. Hiç më pak se dy orë mu dashtën me ardhë nga Peja ne Prishtinë. Me ndonjë përjashtim, kjo rrugë ka mbetur si në kohën e Krajlit! Prandaj autostrada e Dukagjinit na duhet si buka. Nuk trajtohet kjo pjesë e Kosovës, si me qenë Metohi! Kundërshtuesit e këtij projekti e kanë gabim kur e trajtojnë Dukagjinin në këtë formë. /Lajmi.net/