Nita Latifi sjell versionin akustik të këngës ‘Malena’
Nita Latifi vazhdon të jetë aktive më muzikë.

ShowBiz
Nita Latifi njihet për talentin e saj në muzikë, këtë herë ajo ka mahnitur publikun me versionin ‘akustik’ të këngës ‘Malena’ nga Majk dhe Ghetto Geasy, shkruan lajmi.net.
Këngëtarja e cila javë më parë solli këngën ‘Juliana’ tani fansat e saj i gëzoi me versionin akustik të një prej hiteve të kësaj vere.
Videoja e publikuar nga këngëtarja orë më parë mori pëlqimin e shumë fansave e ndër ata që komentuan ishte edhe vetë reperi Majk i cili i dërgoi disa ‘emoji’ të zjarrit. /Lajmi.net/
https://www.instagram.com/p/B0gmRA3FLb6/