Nita Latifi: Nëse prindërit e mi janë të shqetësuar, unë dal menjëherë

Mbrëmjen e kaluar, banorët u informuan lidhur me ngjarjen e fundit në Top Channel, ku mbeti i vrarë një roje i objektit. Banorët janë përlotur shumë pasi dëgjuan këtë, shkruan lajmi.net. Arbana u tha banorëve se ata do të kenë mundësinë të telefonojnë familjarët e tyre, për të qenë më të qetë me veten e…

ShowBiz

29/03/2023 08:37

Mbrëmjen e kaluar, banorët u informuan lidhur me ngjarjen e fundit në Top Channel, ku mbeti i vrarë një roje i objektit.

Banorët janë përlotur shumë pasi dëgjuan këtë, shkruan lajmi.net.

Arbana u tha banorëve se ata do të kenë mundësinë të telefonojnë familjarët e tyre, për të qenë më të qetë me veten e tyre, por për të qetësuar edhe ata jashtë shtëpisë.

Përveç Luizit, i cili tha se e njihte të ndjerin Pal Kola, edhe Deamishel u prek shumë nga kjo ngjarje, duke qenë se prej vitesh është pjesë e stafit të Top Channel.

Pas përfundimit të spektaklit të shkurtër, Nita ka qenë shumë e shqetësuar, pasi ishte ajo bashkë me Qetsorin dhe Kristin në oborr ku edhe kishin dëgjuar të shtënat.

Ajo u shpreh se nëse prindërit e saj janë të shqetësuar, largohet menjëherë nga shtëpia./Lajmi.net/