Nisma vazhdon t’i thërras qytetarët në protestë

Kryetari i Këshillit Kombëtar i Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, dhe kryetari, Fatmir Limaj, edhe sot kanë vazhduar me takimet e rregullta me strukturat udhëheqëse të degëve në Gjilan e Ferizaj.

Lajme

14/04/2015 21:58

Krasniqi tha se Nisma për Kosovën kërkon nga secili qytetar i Kosovës, të cilët nuk pranojnë t’i nënshtrohen vullnetshëm asnjë sundimi despotik të qeveritarëve apo liderëve politikë, t’i bashkohen Nismës për Kosovën.

Limaj, në takim me strukturat e degës së Gjilanit, ka folur për protestën kundër kapjes së shtetit, që do të mbahet të shtunën, më 18 prill.

Limaj ka bërë thirrje për pjesëmarrje sa më të madhe për t’iu bashkuar protestës paqësore, që do të mbahet në Prishtinë. Limaj ka ftuar që kësaj proteste t’ i bashkohen të gjithë, pa dallime politike, çdo kush që e ndien vetën të tradhtuar nga qeverisja aktuale