Nisma: Presim reflektimin e Qeverisë për Trepçën

Subjekti Nisma për Kosovë, konsideron se pas shkarkimit të Aleksandar Jabllanoviq, nga posti i Ministrit për Kthim dhe Komunitete, nuk duhen të mbahen protesta.

Lajme

03/02/2015 18:51

Përmes një njoftimi për media, Nisma thotë se sa i përket çështjes së Trepçës, ata presin reflektim nga Qeveria e Kosovës.

“Duke e pasur parasysh faktin se njëra nga kërkesat e protestës, që ishte largimi i ministrit Jabllanoviq nga qeveria, është plotësuar, konsiderojmë se qëllimi i protestës është arritur, prandaj konsiderojmë nuk ka nevojë që më të dilet në protestë”.

“Ndërsa sa i përket kërkesës së dytë, çështjës së Trepçës, presim që qeveria të reflektojë dhe ta sjellë ligjin sa më shpejt në parlament”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Nisma. (Lajmi.net)