Nisma: Prekazi është vendi ku pavarësia dhe liria kanë marrë jetë

Nisma Socialdemokrate në përkujtim të 23 vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka theksuar se më 5, 6 dhe 7 mars, në Prekaz u ngritën themelet e shtetit tonë.

Lajme

05/03/2021 13:21

Nisma nëpërmejt një postimi në Facebook, ka shkruar se Prekazi është vendi ku pavarësia dhe liria kanë marrë jetë dhe do të jetë në obligimin tonë gjithnjë për të qenë në shërbim të lirisë dhe pavarësisë së vendit tonë.

“Ne me pietet kujtojmë sakrificën e pashembullt të familjes Jashari në krye me komandantin legjendar Adem Jashari. Flijimi për liri i familjes Jashari është shembulli më unik, i cili na kujton që, ajo që sot e gëzojmë është rezultat i sakrificës së kësaj familjeje. Epopeja e UÇK-së mobilizoi gjithë kombin shqiptar dhe bëri të mundur nisjen e një kthese historike për popullin shqiptar, e cila kulmoi me lirinë e Kosovës. Duke nderuar Epopenë dhe familjen Jashari, nderojmë gjithë dëshmorët e rënë për lirinë e vendit tonë. Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së komandantit legjendar, Adem Jashari, familjes së tij dhe gjithë dëshmorëve të Kombit”, thuhet në postimin e Nismës. /Lajmi.net/