Nisma nuk frikësohet nga kërcënimet
Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, thotë se qytetarët do ta ndëshkojnë keqqeverisjen me votën e tyre. Sipas tij, Nisma nuk do të frikësohet nga kërcënimet. Ai u ka bërë thirrje qytetarëve të Anamoravës që t'i bashkohen Nismës.
Lajme
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi, ka thënë se vizioni i Nismës është ndërtimi i së drejtës, ku Ligji do të jetë mbi të gjithë.
Ndërsa Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, u ka bërë thirrje qytetarëve të Vitisë dhe Anamoravës që t’i bashkohen Nismës dhe t’i besojnë këtij subjekti, sepse, siç ka thënë ai, Nisma nuk mashtron qytetarët e Kosovës.
Ai ka thënë se shteti i Kosovës është degraduar duke bërë thirrje që me votën e tyre, qytetarët e Kosovës, ta ndëshkojnë keqqeverisjen.
Ai gjithashtu ka thënë se ata që po mundohen ta bllokojnë, frikësojnë dhe kërcënojnë Nismën, nuk do të mund ta bëjnë, meqë, sipas tij, Nisma është shumë e madhe.
Kryetar i Degës në këtë Komunë është zgjedhur Xhevat Bislimi, dikur pjesë e PDK.
(Kosovapress)