Nisma: Neve votën, të tjerëve çaj rusi

Nisma për Kosovën ka arritur të martën të mbushë me simpatizantë sallën e sporteve në Vushtrri. Vushtrriasit janë ftuar nga drejtuesit e kësaj partie që t’ia japin votën kësaj partie në zgjedhjet e 8 qershorit. 

Lajme

03/06/2014 20:00

Kryetari i këtij subjekti, Fatmir Limaj u tha vushtrriasve që, si mikpritës që janë, t’i presin mirë dhe me nga Një çaj rusi të gjithë të tjerët që vijnë për të kërkuar votën, por në fund t’iu tregojnë se kanë vendosur të nisën me Nismën për të bërë ndryshimin e duhur.

Limaj ka ftuar të gjithë punëtorët e administratës, të arsimit, Policisë, FSK-së, që të dalin me 8 qershor dhe ta dënojnë këtë qeverisje dhe ata njerëz të padijshëm që nuk kanë ditur ta vlerësojnë punën e tyre.

Ndërsa, Jakup Krasniqi tha se më shumë se kurrë Kosova dhe qytetarët e saj kanë nevojë për ndryshime rrënjësore si në mirëqenien sociale ashtu edhe në shtetin ligjor dhe zhvillim ekonomik.