NISMA kërkon ridizajnim të marrëveshjes së LAN-it?
Po shtohen zërat për rishikimin e marrëveshjes së lidhur ndërmjet liderëve të partive të Bllokut.
Lajme
Burime të Televizionit Rrokum brenda partive të Bllokut thonë se në mbledhjen e fundit ndërmjet liderëve të LAN-it, Fatmir Limaj ka kërkuar rishikimin e marrëveshjes mes tyre.
Sipas këtij burimi, Limaj e ka arsyetuar propozimin e tij duke thënë se pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese nuk ka rrugë ligjore që ia mundëson Bllokut jetësimin e kësaj marrëveshjeje.
Limaj, po ashtu sipas burimit të Rrokum, u ka thanë liderëve të partive të Bllokut se nuk munden deri në pafundësi ta bllokojnë vendin dhe se është momenti i duhur për të rinegociuar marrëveshjen e lidhur.
“Kam qenë prezent në takimin e fundit të liderëve të koalicionit. Në këtë takim Limaj ka kërkuar nga Mustafa dhe Haradinaj të diskutojnë ridizajnimin e marrëveshjes. Po ashtu, ai u ka thanë se rruga ligjore nuk po u jep të drejtën që të jetësohen pozitat e ndara në ditën kur u nënshkrua marrëveshja”.
Sipas këtij burimi, Limaj në këtë takim, në emër të Nismës për Kosovën, ka propozuar që posti i kryeparlamentarit t’i jepet PDK-së, në mënyrë që të hapet rruga për krijimin e institucioneve.
Zëra të tillë më herët kanë ardhur nga radhët e deputetëve të LDK-së, të cilët kanë kundërshtuar që posti i kryeministrit t’i jepet Ramush Haradinajt, ashtu siç ëshët caktuar me marrëveshjen e firmosur më 10 qershor. (Rrokum)