Nisma jep version tjetër, thotë se zyrtarin që aderoi sot në PDK e shkarkoi para dy ditësh

Kryetari i degës së Nismës në Suharekë, Sami Hajdaraj i është bashkuar sot PDK-së.

Lajme

16/01/2021 16:13

E në lidhje me këtë, ka reaguar ish-partia e Hajdarajt, shkruan lajmi.net.

Dega e Nismës në Suharekë ka thënë se Hajdarajn e ka shkarkuar para dy ditësh, siç thonë ata për neglizhencë dhe për shkak të pazarave politike.

“Ftojmë përkrahësit tonë në këtë qytet që të mos bien pre e shantazheve dhe presioneve të pazargjinjve, por të vazhdojnë aktivitetin e tyre në funksion të mbështetjes së projektit tonë për mbrojtjen e vlerave kombëtare”, thuhet në reagimin e Nismës.

Njoftimi i plotë:

Njoftojmë opinionin publik se me propozim të degës së Nismës Socialdemokrate në Therandë, NISMA para dy dite e ka liruar nga detyra, ish kryetarin e degës, Sami Hajdaraj, për shkak të neglizhencës në çështjet organizative të degës dhe për shkak të pazareve politike.

Ftojmë përkrahësit tonë në këtë qytet që të mos bien pre e shantazheve dhe presioneve të pazargjinjve, por të vazhdojnë aktivitetin e tyre në funksion të mbështetjes së projektit tonë për mbrojtjen e vlerave kombëtare.

Ju bëjmë thirrje të gjitha strukturave dhe simpatizantëve të Nismës në Therandë, që të mobilizohen fuqishëm drejt qëllimit tonë të përbashkët në zgjedhjet e 14 shkurtit. /Lajmi.net/