Nisma beson se LAN do ta bëjë qeverinë e re me Vetëvendosjen

Anëtari i Kryesisë së Nismës, Fitim Selimi është i bindur se koalicioni paszgjedhor LDK-AAK-Nisma (LAN) do të formojë institucionet e reja të Kosovës.

Lajme

08/09/2014 08:35

Në një intervistë dhënë për “Epoka e Re”, Selimi ka thënë se në vazhdimin e seancës konstituive duhet që të përfillet parimi i shumicës, dhe se ai e sheh se Vetëvendosje ka parime mjaft pozitive.

“Nëse ata që na kanë ndihmuar dhe përkrahur për t’i bërë institucionet na lënë të qetë në veprimet tona, jam shumë i bindur se ligjërisht  blloku LDK-AAK-Nisma si shumicë parlamentare do t’i formojë institcionet e reja dhe nuk ka asnjë aryse të shkojmë në zgjedhje.

“Duhet të përfillet vullneti i shumicës së qytetarëve”.

“Parimi i shumicës duhet të përfillet. Të gjithë ata të cilët mendojnë se nuk duhet t’i japin krah së keqes, janë shumicë, përfshirë edhe Vetëvendosjen. Unë e shoh se VV do të jetë pjesë e qeverisjes së arshme të Kosovës, sepse ajo ka parime pozitive dhe ajo do të jetë elastike në aspektet që kanë të bëjnë me bashkësinë ndërkombëtare”.

Duke folur për kandidatin e tyre për kryeparlamentar, Selimi ka thënë se LAN ka shumicën në Parlament dhe do të zgjedh kandidatin e saj për këtë post.

“Blloku LDK-AAK-Nisma është i bashkuar për ta zgjedhur kandidatin për kryetar të Kuvendit si shumicë parlamentare”, ka deklaruar Selimi për “Epoka e Re”.