Nisin reduktimet e rrymës

KEDS thotë se është i detyruar të nisë reduktimet e energjisë elektrike, për shkak të problemeve me prodhimin dhe pamundësisë të importit të menjëhershëm.

Lajme

18/10/2013 11:51

Qytetarët e Kosovës pritet të përballen me reduktime të energjisë elektrike.

Kështu njofton KEDS’s, përmes një komunikate.

“Si pasojë e problemeve për prodhimin e energjisë elektrike dhe pamundësisë të importit të menjëhershëm qytetarët gjatë ditës së sotme do të përballen me reduktime”.

“KEDS është i vetëdijshme për problemet e vazhdueshme me energji elektrike mirëpo është i pamundur reagimi i menjëhershëm në rastet e daljeve të paplanifikuara nga punë të njësive prodhuese”.

“Për shkak të problemeve të prodhimit të energjisë elektrike në njësitë gjeneruese në KEK dhe për shkak të pamundësisë së aktivizimit të menjëhershëm të mundësisë së importimit të energjisë elektrike, gjatë ditës së sotme do të ketë reduktime të energjisë elektrike”.

“Aktivizimi i importit të energjisë elektrike si proces kërkon kohë dhe përgatitje teknike dhe nuk mund të realizohet në afat të shkurtë kohor.”

“Përkundër paralajmërimit të mëhershëm nga KEK, që prodhimi i energjisë elektrike do të jetë i bollshëm dhe do të mbulojë kërkesat e qytetarëve të Republikës së Kosovës gjatë ditëve në vijim, KEDS sot është informuar që problemet në njësitë gjeneruese të KEK vazhdojnë edhe pas festive”.