Nisin provat për finalen e madhe të “Kënga Magjike 2019”

Nesër mbahet nata finale e festivalit "Kënga Magjike".

ShowBiz

06/12/2019 22:46

Më 4 dhe 5 dhjetor u mbajtën dy netët gjysmëfinale të festivalit “Kënga Magjike”, shkruan lajmi.net.

Ndërsa, nesër (7 dhjetor) do të mbahet finalja e madhe në “Pallatin e Kongreseve” në Tiranë.

Një ditë para finales, në “Pallatin e Kongreseve” po mbahen provat e fundit, që gjithçka të dalë e përkryer në detaje.

Ardit Gjebrea, përmes një postimi ka sjellë pamje nga provat që po mbaheshin.

Për ndryshe, këtë vit, misioni i “Këngës Magjike” është “Këndojmë për të ndërtuar”, ngase me biletat e publikut synohet të ndërtohet shtëpia për një familje të prekur nga tërmeti. /Lajmi.net/

YouTube player