Nisin problemet tek Lakers, lëndohet Anthony Davis

Akoma pa filluar sezoni i ri në NBA, kanë filluar të shfaqen problemet e para tek skuadra e Los Angeles Lakers.

Sport

13/10/2019 11:46

Anthony Davis ka pësuar menjëherë një dëmtim dhe kjo është një shenjë shumë e keqe për skuadrën e Lakers.

Faza parasezonale ishte fantastike për dyshen Davis – LeBron James, të cilët treguan se do të jenë problem i madh për kundërshtaret, por lajmi i keq tashmë vjen nga Davis.

AD pësoi një dëmtim gjatë ndeshjes së dytë parasezonale kundër Brooklyn, kur pati nevojën për ndihmë që të largohet nga parketi, përcjell lajmi.net.

Super ylli i NBA është përballur me dëmtime rregullisht gjatë karrierës së tij, dhe kjo është shqetësuese për Lakers.

Edhe më shqetësues është fakti se lojtari nuk i bëri ballë një tempoje të lehtë parasezonale, që nuk është asgjë krahasuar me atë çfarë e pret gjatë sezonit të rregullt.

Mbetet të shihet se sa do ta mbajë larg parketit ky dëmtim gjigantin Anthony Davis. /Lajmi.net/