Nisin kërkimet nënujore për aeroplanin AirAsia
Përpjekja për të nxjerrë trupat e pajetë të aeroplanit AirAsia, i cili u rrëzua të dielën në mëngjes në Detin Java, do të fillojë të premten, pasi tashmë në Indonezi kanë arritur ekipet franceze me mjete të specializuara për këtë mision.

Bota
Deri më tani janë gjetur trupat e pajetë të 16 personave, kryesisht të nxjerrë mbi sipërfaqe, ndërsa kërkimet nënujore ishin të pamundura për shkak të motit të keq dhe mungesës së pajisjeve speciale për të nxjerrë trupat e mbetur nën ujë.
Avioni “Airbus A320-200 ishte duke fluturuar nga Surabaya në Indonezi për në Singapor me 162 njerëz në bord, por u zhduk nga radarët e kontrollit ajrorë pak minuta pasi piloti kishte kërkuar të ndryshohen koordinatat e fluturimit QZ8510, për shkak të motit të keq.
Por pavarësisht një kërkim masiv pesë-ditore trup i avionit ende mungon. Zyrtarët indonezian kanë thënë se shumica e udhëtarëve ende mund të jetë brenda aeroplanit, disa prej copave të të cilit janë gjetur mbi sipërfaqe të detit, aty ku janë gjetur tashmë edhe trupat e 16 viktimave, në një zonë 5 kilometra katrorë.
Aeroplani, sipas zyrtarëve duhet të jetë me siguri në fund të detit, relativisht të cekët, në afërsi të Borneos, që është qyteti më i afërt vendit ku mendohet të jetë rrëzuar aeroplani. Ndërsa gjetja e “kutisë së zezë” do të ndihmojë të qartësojë misterin e asaj që ka ndodhur, e që shkaktoi rënien e aeroplanit nga qielli. /lajmi/net/