Nisin hetimet për profesorin në Prizren, i dyshuar për pedofili

Prokuroria Themelore ka nisur hetimet lidhur me raportimin për zhvillimin e pedofilisë  nga një person i dyshimtë në Prizren.

Lajme

27/04/2022 14:57

Nga Prokuroria është theksuar se ka autorizuar Policinë e Kosovës, për mbledhjen dhe grumbullimin e të dhënave lidhur me rastin e profesorit me inicialet F.K., pas raportimit të “Abc News Albania”.

Prokuroria ka njoftuar se do të ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të këtij rasti, transmeton lajmi.net.

“Prokuroria Themelore në Prizren, njofton se do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të këtij rasti, konform dispozitave ligjore në fuqi.​”./Lajmi.net/

“Hajt se do mësohesh”, video nga demaskimi i profesorit pedofil në Prizren