Nisin fluturimet, Aeroporti i Prishtinës publikon oraret

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka filluar tashmë planifikimin e udhëtimeve, ku janë bërë publike edhe detajet për udhëtimet që do të realizohen deri më datën 14 të këtij muaji.

Lajme

10/06/2020 13:00

Sipas njoftimit, më 13 qershor do të ketë një fluturim nga Prishtina në Dusseldorf, me nisje në ora 19:30, ndërkaq më 14 qershor do të jetë një fluturim tjetër nga Prishtina në Stuttgart në ora 09:50.

“Ne, për çdo ndryshim të bërë nga kompanitë ajrore do të bëjmë përditësimin e informacionit dhe do të ju mbajmë të informuar. 13 Qershor 2020 – EW5703 Prishtinë-Dusseldorf (ora 19:30) EUROWINGS. 14 Qershor 2020 EW5713 Prishtinë-Stuttgart (ora 09:50) EUROWINGS”, thuhet në njoftimin e ANP.

Sa u përket fluturimeve në kthim, ANP ka lutur të gjithë që të kontaktojnë me Ambasadat e Kosovës në shtetet përkatëse dhe për bileta të kontaktojnë me kompanitë ajrore e agjencionet. /Lajmi.net/