Nisin bisedimet, Rafinha po bëhet me skuadër të re

Mesfushori i Barcelonës, Rafinha, duket se ka vendosur të largohet nga Barcelona, për t’iu bashkuar Valencias.

Sport

19/06/2019 22:17

Lajmi është bërë i ditur nga media e afërt me Barcelonën, ‘Sport.es’, që ka konfirmuar bisedimet, përcjell ‘lajmi.net’.

Edhe pse ende nuk ka një marrëveshje konkrete, të dy palët janë në bisedime, dhe Valencia pritet të paguajë deri në 15 milionë euro për Rafinha.

Rafinha është në mesin e futbollistëve në të cilët nuk po llogaritë trajneri Ernesto Valverde.

26 vjeçari një pjesë të sezonit 2017/2018 e ka kaluar në huazim te Inter në Serie A./Lajmi.net/