Nishani synon edhe një mandat si President i Shqipërisë

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani ndonëse nuk ka kaluar mirë me partitë që aktualisht janë në pushtet që nga ardhja e tyre, dhe shpesh është sulmuar ka thënë se nuk ka menduar asnjëherë të jap dorëheqje.

Lajme

30/10/2015 10:04

Ai i pyetur nëse ka menduar të jap dorëheqje që nga ardhja e në pushtet e së majtës, ka thënë se kjo gjë nuk  i ka shkuar ndërmend, pasi është tip që nuk dorëzohet lehtë politikisht.

Nishani madje ka treguar që ka ambicie që të zgjidhet edhe për një mandat në kryet të shtetit të Shqipërisë, pas përfundimit të këtij mandati, transmeton lajmi.net.

“Nuk e kam menduar asnjëherë dorëheqjen sepse nuk jam një tip që dorëzohem lehtë politikisht. Sa i takon pyetjes së dytë, kam shumë punë të rëndësishme përpara, por objektivi im i parë është padyshim një mandat i dytë”, deklaroi Nishani, në një emision në Top Channel.