Niset për pushime, këngëtari pëson aksident

Këngëtari shqiptar ka pësuar aksident rrugor.

ShowBiz

16/07/2019 11:05

Një familje nga Elbasani kanë pësuar një aksident rrugor me ç’ rast kanë mbetur të lënduar shtatë persona, shkruan lajmi.net.

Për pasojë, pesë persona nga e njëjta familje kanë mbetur të plagosur, prej të cilëve dy fëmijë, 3 dhe 7 vjeç, ky i fundit me dëmtime në kokë. Ndërsa në total, në aksident u përfshinë 7 personat, të cilët ndodhen në Spitalin e Gjirokastrës.

mësohet se familja prej pesë anëtarësh, çifti i bashkëshortëve, Renato Turkaj, 44 vjeç, Romina Turkaj, 29 vjeçe, dy fëmijët e mitur, 7 dhe 3 vjeç, si dhe prindërit e 29-vjeçares, Vjollca Pitja, 56 dhe Agron Pitja 59 vjeç, vinte nga Elbasani drejt Sarandës për pushime, ndërsa në afërsi të fshatit Dervician, automjeti tip “Benz” me targa AA 179 EJ i ka prerë rrugën mjetit “Jeep”, duke dalë nga një rrugë dytësore.

Si pasojë e shpejtësisë dhe rregullave të gabuara të qarkullimit rrugor, makinat janë përplasur rëndë, ndërsa mjeti tip “Jeep” ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanal. Aktualisht, të gjithë personat e dëmtuar ndodhen në repartin e kirurgjisë pa pasoja të rënda për jetën.

Mësohet se në mjetin që dyshohet se ka qenë shkaktar i aksidentit si pasojë e daljes së gabuar në rrugën kryesore, ndodhej 55- vjeçari Kristaq Kola nga fshati Goranxi, në Dropull.

Ai është një këngëtar i muzikës popullore, i njohur në zonë. /Lajmi.net/