Niset për Bruksel

Kryeministri Hashim Thaçi niset për në Bruksel. Nesër do të takohet me Ivica Dacicin. Tema më e rëndësishme e pazgjidhur mbetet ajo e gjykatave në veri.

Lajme

12/12/2013 13:33

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi është nisur sot për në Bruksel ku nesër do të takohet me homologun e tij serb, Ivica Dacic në kuadër të procesit të dialogut dhe stabilizimit të marrëdhënieve midis shtetit të Kosovës dhe atij të Serbisë.

Besohet se në agjendë të bisedimeve të nesërme Thaci- Dacic do të jenë çështjet për të cilat nuk është gjetur zgjidhje në takimet e kaluara.

Për herë të fundit, dy kryeministrat janë takuar më 5 dhjetor ku janë pajtuar për integrimin e pjesëtarëve të deridjshëm të MUP’it serb nga pjesa veriore e Kosovës në Policinë e Kosovës.

Ndërmjetësuesja e dialogut, Përfaqësuesja e bashkimit Europian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Baronesha Catherine ashton kishte paralajëmruar takimin e ardhshëm mes tyre më 13 dhjetor.

Çështja më e debatuar e cila është në agjendën e diskutimeve Thaçi- Dacic është ajo e gjykatave në veri.

Bashkimi Europian ka shpeshtuar përpjekjet për t’i përmbyllur çështjet e hapura Kosovë- Serbi pasi që më 17 dhjetor këshilli Europian do ta shqyrtojë progresin e arritur në dialog në mënyrë që të vendosë për fatin e Serbisë dhe Kosovës në rrugën drejt integrimeve evropiane.