Nisen me autobus drejt Prizrenit

Për udhëtimin e gjithë kabinetit qeveritar drejt Prizrenit ishte zgjedhur një autobus. Vetë kryeministri Rama zgjodhi të mos komentojë para nisjes. Një gjë të tillë e bëri zv.kryeministri Niko Peleshi.

Lajme

11/01/2014 07:37

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe gjithë kabineti qeveritar u nisën rreth orës 8 drejt Prizrenit ku në orën 11 të paradites së shtunë mbahet mbledhja e përbashkët mes dy qeverive, raporton Top Channel.

Për udhëtimin e gjithë kabinetit qeveritar ishte zgjedhur një autobus. Vetë kryeministri Rama zgjodhi të mos komentojë para nisjes. Një gjë të tillë e bëri zv.kryeministri Niko Peleshi.

“Sot hapet një kapitull i ri në marrëdhëniet me Kosovën. Një sërë marrëveshjes të rëndësishme në fushën tregtare dhe ekonomike do të firmosen. Kjo do të pasohet nga bashkëpunimet të tjera me partnerët tanë strategjikë, por kjo jo rastësisht nis me Kosovën, një mbledhje e dy qeverive të dy popujve që i përkasin të të njëjtit komb”, tha para nisjes Zëvendës Kryeministri Peleshi.