Nis zbatimi i marrëveshjes për sigurime kufitare, ja si mund të udhëtojnë kosovarët në Serbi
Nga orët e para të mëngjesit, ka filluar zbatimi i marrëveshjes për sigurimet kufitare mes Kosovës e Serbisë.

Lajme
Marrëveshja e arritur me 24 korrik, më në fund filloi së zbatuari sot, pas disa përpjekjeve që dështuan.
Tashmë automjetet nga Kosova mund të futen në Serbi me llojin e sigurimit “TPL plus”, i cili vlen edhe për shtetet tjera të rajonit, transmeton lajmi.net.
Siç raporton Tanjug në pikë-kalimin kufitar të Jarinjes, mbrëmë ka filluar së funksionuari byroja kosovare e sigurimeve.
Sigurimi TPL plus do të kushtojë 40 euro për një vit. Sipas kësaj marrëveshje, automjetet me tabela RKS do të mund të udhëtojnë në Serbi, por vetëm duke i zëvendësuar ato me tabela Prova./lajmi.net/