Nis takimi i Haradinajt me partnerët e koalicionit, Veseli nuk merr pjesë
Ka nisur takimi i thirrur nga kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinajt me partnerët e koalicionit.
Lajme
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli nuk është pjesë e këtij takimi, mirëpo këtë parti po e përfaqëson Enver Hoxhaj, raporton lajmi.net.
Ndërsa, Fatmir Limaj i Nismës Socialdemokrate dhe Behgjet Pacolli i Aleancës Kosova e Re, janë pjesë të këtij takimi.
Veseli refuzoi të merrte pjesë duke thënë se zgjedhjet janë të pashmangshme, dhe se takime të tilla nuk janë të nevojshme.
Haradinaj dha dorëheqje nga posti i kryeministrit pas ftesës për intervistim nga Gjykata Speciale. /Lajmi.net/