Nis seanca, Salih Mustafa i pari që del para gjykatësve të Speciales në Hagë

Ka filluar seanca gjyqësore e ish-ushtarit të UÇK-së, Salih Mustafës para Gjyqtarit të Procedurës paraprake në Hagë.

Lajme

28/09/2020 15:18

Mustafa është arrestuar ditë më parë nga pjesëtarë të EULEX-it derisa është i pari person i akuzuar që është paraqitur para gjyqtarit të procedurës paraprake.

Gjykata Speciale ka bërë publike në version të redaktuar aktakuzën për Salih Mustafën. Pos krimeve të tjera, ish pjesëtari të UÇK-së, i vihet në barrë edhe akuza për vrasje.

Zyra e Prokurorit të Specializuar, pretendon se këto krime kanë ndodhur në fshatin Zllash, gjatë vitit 1999.

Ditë më parë pjesëtarë të EULEX-it kanë arrestuar në Prishtinë edhe udhëheqësit e organizatës së veteranëve, kryetarin e OVL të UÇK-së, Hysni Gucatin dhe nënkryetarin Nasim Haradinaj.

Më poshtë mund ta ndiqni live seancën. /Lajmi.net/

https://www.facebook.com/lajminet/videos/360254398429145