Nis seanca për fryrjen e listave të veteranëve të UÇK-së

Ka nisur seanca gjyqësore lidhur me akuzën për fryrje të listave të veteranëve.

Lajme

28/01/2019 10:12

Në këtë seancë pritet që të diskutohet lidhur me propozimin e Prokurorisë Speciale të Kosovës për masë të përkohshme për ndalimin e pensioneve për “veteranët e rrejshëm”, raporton lajmi.net.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër 12 të pandehurve, për lëndën e njohur në opinion si “Veteranët” në drejtim të veprës penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”. /Lajmi.met/