Nis seanca inauguruese, sot Përparim Rama merr mandatin e dytë si kryetar i Prishtinës
Përparim Rama ka arritur sot në seancën inaugurale të Kuvendit Komunal të Prishtinës, ku pritet të marrë zyrtarisht mandatin e tij të dytë si kryetar i kryeqytetit. Në këtë seancë, përveç Ramës, betimin do ta bëjnë edhe anëtarët e rinj të Kuvendit Komunal, të cilët do të nisin zyrtarisht ushtrimin e funksioneve të tyre në…
Lajme
Përparim Rama ka arritur sot në seancën inaugurale të Kuvendit Komunal të Prishtinës, ku pritet të marrë zyrtarisht mandatin e tij të dytë si kryetar i kryeqytetit.
Në këtë seancë, përveç Ramës, betimin do ta bëjnë edhe anëtarët e rinj të Kuvendit Komunal, të cilët do të nisin zyrtarisht ushtrimin e funksioneve të tyre në përbërjen e re të pushtetit lokal, raporton lajmi.net

Rama ka mbërritur i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, ndërsa ceremonia pritet të formalizojë vazhdimin e udhëheqjes së tij në Kryeqytet për një mandat tjetër./Lajmi.net/