Nis seanca e Kuvendit, PDK thotë se do t’i votojë marrëveshjet financiare

Seanca e kuvendit ka nisur punimet për vazhdimin e seancave të kaluara.

Lajme

09/07/2020 10:51

Shefi i grupi parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza tha se do t’i votojnë marrëveshjet financiare ndërkombëtare.

“PDK asnjëherë nuk ka qenë kundër këtyre marrëveshjeve ndërkombëtare, për më tepër një pjesë të tyre i kemi negociuar dhe i kemi nënshkruar ne. Jemi mirënjohjes ndaj këtyre që kanë shpreh gatishmëri për bashkëpunim me Kosovën. Për dallim prej herëve tjera ku besoj që qeveria e ka kuptuar që duhet te ndërtoj ura të bashkëpunimit për tema të rëndësishme”, ka thënë Hamza. /Lajmi.net