Nis rritja e numrit të kosovarëve që po trajtohen në spitale nga COVID-19

Me rritjen e numrit të rasteve, ka nisur edhe rritja e numrit të pacientëve që po trajtohen në spitale për COVID-19.

Lajme

14/01/2022 08:41

Kësisoj, bazuar në raportet e datës 14 janar 2021 nga klinikat Covid-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, në trajtim mjekësor janë 36 pacientë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 25 të tjerë post-Covid-19.

Me oksigjeno-terapi janë 25 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive 1 pacient.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 13 pacientë;

Klinika e Pulmologjisë, 21 pacientë post-covid;

Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 1 pacient;

Klinika e Pediatrisë, 2 pacientë;

Spitali i Prizrenit, 6 pacientë;

Spitali i Pejës, 7 pacientë ;

Spitali i Gjakovës, 5 pacientë;

Spitalit Mitrovicës, 3 pacientë;

Spitali i Ferizajt, 2 pacientë. /Lajmi.net/