Nis pezullimi nga puna për personelin shëndetësor të pavaksinuar në Francë

19:20 | 15 Shtator 2021

Punonjësit e shëndetësisë në Francë do të pezullohen nga puna duke nisur që sot, nëse nuk janë vaksinuar kundër COVID-19.

Presidenti Emmanuel Macron njoftoi në një fjalim në fillim të kësaj vere se i gjithë personeli shëndetësor dhe ata që punojnë në shtëpitë e pleqve duhet të vaksinohen deri më 15 shtator.

Shifrat zyrtare të publikuara javën e kaluar tregojnë se rreth 86% e këtyre personave janë vaksinuar, ndërsa për pjesën tjetër pritet të merren masa si pezullimi nga puna.

Këto masa u panë si një përpjekje për të rritur procesin e vaksinimit të njerëzve, në një kohë kur COVID-19 po përhapej në mënyrë shqetësuese.

Një muaj pas njoftimit, Santé Publique France vuri në dukje një rritje në vaksinimin e personelit shëndetësor. Mjekët e përgjithshëm kishin shkallën më të lartë të vaksinimit me 70.6% të tyre të vaksinuar plotësisht, ndërsa infermierët dhe ndihmës infermierët ishin rreth 43% të vaksinuar./Euronews