Nis ngjyrosja e shtigjeve për biçikleta në kryeqytet

Shtigjet për biçikleta nëpër Prishtinë do të jenë të veçanta.

Lajme

12/08/2020 16:55

Kryetari i komunës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se ka nisur ngjyrosja e tyre si dhe ndarja fizike e tyre, transmeton Klan Kosova.

“Kështu do të duken shtigjet e reja të biçikletave që fillojnë në Dardani e do të vazhdojnë edhe në pjesë tjera. Do të ketë barriera fizike në mes të shtegut dhe rrugës për automjete”, është shprehur Ahmeti.