Nis ndeshja mes Bullgarisë dhe Kosovës

Ka filluar gjithçka në ndeshjes mes Bullgarisë dhe Kosovës, e vlefshme për eliminatoret e Euro 2020.

Sport

10/06/2019 20:44

‘Dardanët’ në këtë ndeshje vijnë pas dy barazimeve (1-1) ndaj Bullgarisë në ‘Fadil Vokrri’ dhe Malit të Zi në Podgoricë.

Në anën tjetër, Bullgaria ka zhvilluar tre ndeshje – duke marrë dy barazime dhe një humbje.

Vendasit shpresojnë se sonte do arrijnë fitoren e parë, por skuadra e Bernard Challandes nuk numëron humbje që nga viti 2017.

Le të shpresojmë për më të mirën, për një fitore historike sonte.

Forca Kosova! /Lajmi.net/