Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Para pak çastesh ka filluar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

Lajme

30/01/2019 15:26

Sapo ka filluar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, raporton lajmi.net.

Në këtë mbledhje do të diskutohet për projektbuxhetin e vitit 2019, pra Kryesia do të vendosë për procedim të projektbuxhetit në seancë plenare.

Ndryshe, Komisioni për Legjislacion e ka miratuar Projektligjin për buxhetin.

Rrjedhimisht ky Komision ka konstatuar se ky projektligj nuk ka shkelje ligjore.

Projektligji është votuar me 7 vota për.

Kundër ka dalë deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu, mirëpo ajo është udhëzuar t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese. /Lajmi.net/