Nis fushata “16 Ditët e aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore”, kjo është kërkesa e Kurtit
Ministria e Drejtësisë ka shënuar fushatën globale “16 Ditët e aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore”. Në këtë ceremoni u bë thirrje që të vazhdojë angazhimi për parandalimin e rasteve të dhunës. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ritheksoi përkushtimin për të luftuar kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave. Kurti theksoi se institucionet janë për të…
Lajme
Ministria e Drejtësisë ka shënuar fushatën globale “16 Ditët e aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore”.
Në këtë ceremoni u bë thirrje që të vazhdojë angazhimi për parandalimin e rasteve të dhunës.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ritheksoi përkushtimin për të luftuar kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave.
Kurti theksoi se institucionet janë për të mbrojtur dinjitetin njerëzor dhe për një shoqëri ku çdo grua dhe vajzë ka të drejtë të jetojë e lirë.
“Aktivizmi ynë për të luftuar këtë dhunë, është i përqendruar në nivel lokal, por e dimë që ky problem i tejkalon kufijtë tanë… Dhuna me bazë gjinore, është vetëm zgjatim i kësaj mendësie…, që nuk duron shoqëria të funksionoj në parime të barazisë. Andaj politike është e drejta mbi lirinë për të jetuar jetën, e për të pasur mirëqenie pa diktatin e hegjemonisë, e shoqërinë patriarkale, e të shfrytëzimit ekonomik”, është shprehur Kurti.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka bërë thirrje që gratë të raportojnë dhunën në familje dhe ajo sipas saj të mos mbetet pa u adresuar.
“Përmes kësaj fushate, ne dërgojmë një mesazh të çartë, dhuna nuk është çështje private, por problem shoqëror, që kërkon zgjidhje dhe angazhim të përbashkët shoqëror dhe institucional…Institucionet tona duhet të tregojnë vendosmëri dhe përgjegjësi, nën ndëshkimin e dhunës dhe në mbrojtjen e viktimave. Avancimi i ligjeve dhe forcimi i ligjeve, duhet të pasojë me zbatimin e pandërprerë të tyre, ndaj këtyre rasteve nuk duhet të ketë hapësirë për kompromise apo përjashtime”, ka thënë Haxhiu.
Nga Rrjeti i Grave të Kosovës, kryetarja e bordit, Ariana Qosaj-Mustafa ka shprehur shqetësimet e saj ndaj institucioneve të drejtësisë, duke theksuar se edhe pse është bërë ndryshimi i Kodit Penal ende ka sfida.
“Mangësitë e vazhdueshme në sistem ligjor, zbatimi i pamjaftueshëm i ligjeve si dhe boshllëqet në llogaridhënien për autorët duhet të adresohen urgjentisht…11:51 Edhe pse kemi bë ndryshimin e Kodit penal, kemi sfida. Ende shumica e gjykatësve gati në prevalencë, në dy për qind të rasteve, ofron dënime me burgim, ndërsa në 98 për qind të rasteve në statistikat e fundit, japin vetëm dënim me gjobë apo me kusht”, ka theksuar ajo.
Përveç fjalimeve, gjatë fushatës, ka pasur edhe interpretime të grave të dhunuara të cilat ishin prezentë në këtë ngjarje.