Nipi i Adem Grabovcit dyshohet se bëri vetëvrasje: Policia tregon çka gjeti në veturën ku ai u gjet i vdekur

Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë në lidhje me vdekjen e Nazmi Grabovcit, nipit të ish-deputetit të PDK-së, Adem Grabovci.

Lajme

03/06/2022 08:43

Me anë të raportit 24-orësh, policia bën të ditur se nje person është gjendur pa shenja jete në një veturë në lagjen Emshir të Prishtinës, gjatë ditës së djeshme, shkruan lajmi.net.

Siç shpjegon policia, viktima është gjetur i gjakosur dhe pa shenja jete, teksa dyshohet se i njëjti ka bërë vetëvrasje.

Afër trupit të pa jetë është gjetur një armë zjarri me 12 fishekë, 1 gëzhoje te kalibrit 9 mm.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet për obduksion. Rasti nën hetime. /Lajmi.net/