Nikoliqi dhe Kisha e lënë Kosovën në Serbi

Kryetari i Serbisë Tomislav Nikoliq është takuar me patriarkun serb Irinej dhe bashkërisht kanë biseduar “për zgjidhjen përfundimtare” të çështjes së Kosovës.

Lajme

22/01/2015 16:11

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq ka thënë se platforma e tij, të cilën kohë më parë e ka paralajmëruar për Kosovën, do të shkojë në drejtimin që Serbia mund ta pranojë si zgjidhje përfundimtare, por që nuk do ta rrezikonte integritetin dhe sovranitetin territorial të Serbisë, transmeton B92.

Pas takimit me Irinej, Nikoliq ka thënë ai dhe Kisha Ortodokse serbe “kanë mendime shumë të ngjashme”.

Ai ka thënë se puna në platformën për Kosovën është ende në nivel të konsultimeve dhe se “ende nuk ekziston dokument konkret që do t’ia paraqiste kryeministrit Aleksandar Vuçiq e pastaj edhe opinionit”.

“Kemi biseduar për Kosovën, për fatin e popullit, territorin, Kishën ortodokse serbe, për sigurinë në Kosovë, për atë se si e mendoj unë këtë zgjidhje”, ka thënë Nikoliq.

Në pyetjen e gazetarëve se në ç’drejtim do të shkojë zgjidhja, Nikoliq është përgjigjur:

“Në drejtimin e asaj që Serbia mund ta pranojë si zgjidhje përfundimtare e të mos prekte sovraniteti dhe integriteti i saj.”

Nikoliq ka ftuar për durim deri në publikimin e kësaj platforme duke shtuar se së pari duhet pritur kalimi i takimit të parë Beograd – Prishtinë në Bruksel më 9 shkurt me përpjekje që të vazhdohet atje ku është bërë ndalimi më kaherë, raporton B92, transmeton koha.net.