Nikoliq quhet tradhtar dhe gjuhet me gurë në Gazimestan (Video)

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq, sot në Gazimestan të Kosovës, është cilësuar tradhtar nga një grup nacionalistësh serb, dhe në një rast është qëlluar me një guralec. 

Lajme

28/06/2014 18:50

Nikoliqit, i është ndërprerë disa herë fjalimi nga brohoritjet e një grupi, të cilët e quanin atë tradhtar. Në një moment derisa ai po mbante fjalim para të pranishmëve në Gazimestan, u qëllua me një guralec. 

Presidenti serb, u tha të pranishmëve se ata po e quajnë tradhtar, por sikur të ishte presidenti i më hershëm në vend të tij, serb më nuk do të kishte fare në Kosovë. (lajmi.net)