Nikoliq: Fqinjët tanë janë koritur

Presidenti serb, Tomislav Nikoliq, ka deklaruar se Beogradi pas vendimit të UNESCO-s për të mos e pranuar në Kosovën në këtë organizatë, me më shumë optimizëm do të shkojë në Bruksel për bisedime me Prishtinën, nën patronazhin e Bashkimit Evropian, shkruan Sputnik.

Lajme

10/11/2015 14:27

“Ne tani kemi mbështetjen e UNESCO-s dhe duhet të përdoret për të filluar diskutimet mbi këtë temë. Që dikush të mos na thotë se nuk kemi bërë gjithçka që kemi mundur, se përsëri do të heshtim deri sa të vjen përsëri radha për votim”, ka deklaruar Nikoliq para gazetarëve në presidencë, transmeton lajmi.net.

Nikoliq beson se fqinjët e Serbisë janë koritur, pasi asnjë vend i ish-Jugosllavisë si dhe vendet e rajonit nuk ishin në anën e tyre, edhe pse Serbia në periudhën e kaluar i ka treguar dhe dëshmuar gjithë botës se është bërë mike e vende të ish-Jugosllavisë.

Presidenti serb ka shtuar se janë mashtruar ata që e kanë sponsorizuar anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, si dhe disa të tjerë që për shkak të ideologjisë apo presioneve kanë votuar “për”. (lajmi.net)