Nikolic në Graçanicë, Vucic në Leposavic?
Tomislav Nikolic dhe Aleksander Vucic kanë në plan ta vizitojnë Kosovën gjatë fushatës zgjedhore. I pari në Graçanicë e i dyti në Leposavic.

Lajme
Kryeministri i Serbisë Ivica Dacic nuk është zyrtari i vetëm serb i cili kishte planifikuar ta vizitojë Kosovën gjatë periudhës së fushatës për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit.
Siç merr vesh e përditshmja beogradase “Danas”, Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikolic më 10 tetor do të duhej të ishte në Graçanicë, ndërsa Zëvendës Kryeministri i Parë Aleksander Vucic më 23 tetor në Leposaviq.
A do të kenë sukses Nikolic e Vucic, për dallim nga Dacic, të hyjnë në Kosovë, është e vështirë të parashikohet, sepse në Qeverinë e Kosovës, të premten nuk ka qenë e mundur të merret një përgjigje konkrete në pyetjen nëse ndalesa e hyrjes në Kosovë gjatë periudhës së fushatës vlen për të gjithë zyrtarët serbë, apo ato do të lejohen në mënyrë selektive, shkruan “Danas”.
Edhe pse pas refuzimit të hyrjes së Dacicit në Kosovë, i cili u përgjigj se do ta ndërpresë dialogun e ndërmjetësuar nga Brukseli, zyrtarët të qeverisë së Kosovës kanë thënë se bëhet fjalë për një “mosmarrëveshje” dhe se kryeministri serb është “rast i veçantë”, Zëvendës Kryeministri i Kosovës Hajredin Kuçi ka thënë për Koha Ditore se “gjatë fushatës zgjedhore asnjë zyrtar serb nuk do të mund ta viziojë Kosovën”.