Nikolic kërkon ndryshim të kornizës për bisedime me Kosovën

Tomislav Nikolic kërkon kornizë të re institucionale për bisedimet me Prishtinën. Sipas tij, kjo është e domosdoshme, pasi që vlerëson se në Kosovë janë krijuar rrethana të reja që nga nisja e dialogut.

Lajme

11/04/2014 18:18

Kryetari i Serbisë, Tomislav Nikolic, ka thënë se Serbisë duhet të kenë një kornizë të re institucionale për bisedimet me Kosovën.

Nikolic në një takim me Shefin Delegacionin e BE-së në Beograd, Michael Davenport, ka njoftuar atë me hapat për formimin Qeverisë së re të Serbisë dhe “për zhvillimet në Kosovë”, raportojnë mediat serbe.

Presidenti serb i ka thënë Davenportit se “bisedimet me Prishtinën duhet të kenë një kornizë të re institucionale që duhet ta miratojë Kuvendi i Serbisë, për shkak se në ndërkohë janë krijuar rrethana të reja dhe është formuar ushtria e Kosovës e cila ka nënshkruar marrëveshje me Shqipërinë dhe kjo është e palejueshme”.

Davenport ka inkurajuar palën serbe për vazhdimin e bisedimeve me Kosovën edhe gjatë kohës kur është duke u udhëhequr nga Qeveria Teknike.