Nijazi Idrizi i bashkohet AAK’së

Ish deputeti i PDK’së,Nijazi Idrizi, sot, i është bashkuar zyrtarisht AAK’së. Pasi mori librezën e AAK’së, ai tha se përherë ka qenë afër kësaj partie

Lajme

14/10/2013 20:45

 

Deputeti Nijazi Idrizi, i cili ditë më parë braktisi Partinë Demokratike të Kosovës, sot, aderoi zyrtarisht, në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

AAK kishte organizuar një ceremoni solemne në Gjilan, në të cilën deputeti Idrizi   njoftoi për të ardhmen e tij politike.

Pasi mori librezën e AAK’së, deputeti Idrizin tha se përherë ka qenë afër kësaj partie.

“Tani kam marrë vendimin që të jem pjesë e AAK’së për të filluar punën që të jemi fitues të këtyre zgjedhjeve”.

“Për mua nuk ka qenë vendim i lehtë sepse një kohë të gjatë isha pjesë e PDK’së, por rrethanat u krijuan të tilla që unë të aderojë në AAK”.

Nënkryetari i AAK’së, Ahmet Isufi, u shpreh se aderimi i Nijazi Idrizit është vendim i rëndësishëm për Gjilanin, pasi sipas tij, ai ka vlera të larta.

“Do të dalim fitues në këto zgjedhe dhe do të ndërtojmë një qeveri dhe një kryetar të përgjegjshëm”.

“Me ardhjen e Nijazi Idrizit gjasat e AAK’së janë shtuar dukshëm”.

Kandidati i AAK’së për Gjilanin, Rexhep Kadriu tha se aderimi i Idrizit në AAK është një lajm i mirë, raporton Rajonipress.

“Idrizi është një njeri që i ka kaluar të gjitha sfidat dhe është nga familja e Idriz e Seferit.”

“Me Nijazi Idrizin fitorja e jonë është edhe më e sigurt sepse Gjilanit i duhet ndryshimi” .