Nicole Scherzinger shfaqet tërheqëse me bikini në saunë
Nicole erdhi e 'nxehtë' në fotot nga sauna.

ShowBiz
Nicole Scherzinger është e nxehtë, por aspak nuk shqetësohet pasi ajo shijon një seancë sauna, shkruan The Sun, transmeton lajmi.net.
Ylli i “Pussycat Doll”, 42 vjeçe, pozoi e veshur me bikini të bardha dhe këto foto i ndau me 4.6 milionë ndjekësit e saj.
Ajo shkroi: “Ngrihu dhe djersitu. Saunat infra të kuqe jo vetëm që zvogëlojnë inflamacionin, por rrisin qarkullimin, metabolizmin dhe ndihmojnë në detoksifikimin e trupit”.
Fotografitë i kanë bërë përshtypje edhe partnerin e saj, ish-lojtarin e rugbyt, Thom Evans, i cili i komentoi me “Wow”.
Gjërat duket se po marrin tjetër drejtim mes çiftit, të cilët kohën e fundit kanë qëndruar në shtëpi.
Nicole së fundi u përfol për një shtatzëni të mundshme, pas një videoje që e postoi në rrjete sociale, ku i dukej barku i fryrë. /Lajmi.net/