Nicole Kidman vazhdon me Jimmy Choo

Aktorja australiane e lindur në Amerikë, Nicole Kidman ka treguar këmbët e saj në kampanjën e re të fotografive për koleksionin Jimmy Choo 2014.

ShowBiz

31/03/2014 19:12

Nicole Kidman si duket është shumë e lumtur me kompaninë aktuale, pasi është sezoni i katërt që ajo mbetet fytyrë e saj.

Në këtë kampanjë ajo ishte e veshur me të bardha, por pjesën e këmbëve vendosi që ta lërë të zbuluar, për të treguar formën fizike të tyre.

Nicole u duk mjaftë e bukur gjatë javës së fundit, teksa ishte duke shikuar shfaqjen e filmit të saj të fundit ‘The Railway Man in West Hollywood’.